Vijon prej orës 10:00 seanca plenare ku diskutohet pr/buxhetit i vitit 2025 për t’u miratuar më pas nen për nen dhe në tërësi.
Një episod i veçantë ka qenë ai kur deputeti socialist Frrok Gjini u ngrit dhe shkoi në foltore, duke e ‘zaptuar’ pa lejen e kryeparlamentares. Teksa ai kërkonte të fliste, Elisa Spiropali i është drejtuar me një batutë duke kujtuar sjelljen e opozitës.
“Zoti Gjini, për çfarë e kërkoni fjalën? Ju lutem! Apo edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë… për çfarë?!”, i tha Spiropali deputetit.