Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
“Berisha ndërtoi një fabul të pasinqertë për t’u rikthyer në krye të PD-së pas largimit nga Basha. Pretendoi se e bëri për partinë, por në fakt veprimet e tij shërbyen vetëm interesave personale”, u shpreh Xhaferaj.
Duke ironizuar deklaratat e Berishës se drejtësia është e kapur nga Rama, Xhaferaj pyeti: “Kush ia dha vulën e partisë Berishës? Nëse është drejtësia e kapur, atëherë a nuk ishte pikërisht Rama që ja dha?”
Deputeti demokrat kritikoi dhe mënyrën se si u ndërtua koalicioni për zgjedhjet, duke e cilësuar si “koalicionin që do donte Edi Rama”, me Ilir Metën dhe Fatmir Mediun, në vend të një bashkimi më të gjerë opozitar me figura si Agron Shehaj apo Adriatik Lapaj.
“Listat u bënë siç i donte Rama. Sjellja e Berishës ka qenë ajo që i leverdis më shumë Ramës,” theksoi ai, duke shtuar se “Berisha është sot në një situatë të vështirë. Nëse nuk pretendon se zgjedhjet janë vjedhur, i mbetet vetëm të japë dorëheqjen.”, t.