Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se PD dhe PL nuk duhet të garojnë me lista të përbashkëta zgjedhore në 11 maj, që rrjedhimisht do të thotë se edhe kreu i PL, Ilir Meta, nuk duhet të jetë në listën e sigurt të PD-së.
Komentet Çollaku i bëri në A2 CNN, ku tha se PD dhe PL janë parti me ideologji dhe qëndrime të ndryshme dhe futja me një listë të përbashkët nuk sjell shtim të votive, por pakësim të tyr
“Mendoj se Ilir Meta pavarësisht se në gjendjen në të cilën ai ndodhet, pavarësisht burgosjes, pavarësisht goditjes totalisht të paligjshme e të padenjë, unë mendoj që PD dhe PL janë dy parti të ndara, kanë dy elektorate të ndarë, kanë dy qasje të ndara dhe kanë dy qëndrime të ndara.
Unë do të isha në favor të tolerimit dhe të akomodimit në listat e PD të aleatëve historikë të djathtë që na bashkojnë programet politike.
Ka bërë që vota të majta të mos votojnë për PD-në dhe vota të djathta të mos votojnë për listën e PD kur kanë parë që aty ndodhet një parti e majtë”, tha Çollaku.