Deputeti i ri i PS-së në qarkun e Vlorës, Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i pyetur nëse mandati i katërt i Edi Ramës është një anomali për vendin, bëri një paralelizëm me ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, që drejtoi për 16 vite Gjermaninë.
Ky ishte realitet i paralajmëruar. Edhe miqtë e mi në anën e PD, kur vinte fjala për biseda, e dinin se PD nuk fitonte dhe nuk do të mobilizonte dot, e dinin që fitorja e PS ishte e dukshme dhe mes alternativave politike shqiptarët do të votonin në masë PS.
Ky sporti që humbësi qan dhe deklaron vjedhje votash, është e ditur.
Ajo që më vjen keq, sepse vij nga terreni, është se mesazhet e tyre politike nuk lexohen, bën të pamundur të lexohen mesazhet e qytetarëve. Ata nuk votojnë për të dëgjuar karamelen e përhershëm, që u vodhën votat.
Në fund kemi të bëjmë me alternativën, dikush do të votonte për një nga forcat politike. Opozita ishte me një mijë e një probleme. Në qarkun e Vlorës nuk fitonte dot 3 mandate, ishte e dukshme, njerëzit nuk mobilizoheshin rreth saj. Nuk mund të kërkonte vota me Belerin dhe t’i kërkojë vota shqiptarëve të Çamërisë.
Nga ana tjetër ishin parti të vogla, me frymë opozitare, por nuk prodhonin dot mandate. Nuk ekzistojnë këto dilema dhe nuk ndikojnë.
Qytetarët votojnë se kush zgjidh problematikat. Mes alternativave të vendosura zgjodhën që PS i zgjidh problemet. Opozita nuk ekzistonte në terren”- tha Bido.