“Deputetllëku” trashëgohet nga prindi te fëmija si pronë, Lala tregon rastet e bujshme

Klodiana Lala ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për krimin në zgjedhje, por edhe për fenomene të tjera që janë parë në listat e kandidatëve.

Lala tha se “deputetllëku” tashmë po trashëgohet nga prindi te fëmija, si pronë private. Për këtë ajo citoi rastin e Agron Çelës në Shkodër që ka vendosur në listë të bijën me PS-së dhe tashmë votat do t’i kalojnë asaj, por edhe rastin e Aqif Rakipit që nuk kandidon dot vetë për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në vend të tij kandidon i biri, i cili edhe në zgjedhjet e kaluara mori aq shumë vota se mundi të thyejë herësin dhe të marrë mandatin me PS-në.

Lajme të tjera |  “Do marrim e pakta 78 mandate”, Rama: Nuk do fitojnë dot kurrë po nuk e kuptuan se përse i mundim

“E shoh ndikimin e krimit në disa drejtime, aspektin financiar, kanë para kesh dhe mund t’i lëvizin lehtësisht për të blerë influencë. Bëjnë edhe rolin e bamirësit.

Pjesa tjetër, përmes frikësimit. Në listat e mazhorancës, kupton që në Durrës janë njerëz pa asnjë eksperiencë dhe kontribut në PS, papritur janë kandidatë për deputetë, sepse mbështeten nga krimi.

Ka qenë Aqif Rakipi, u largua nga Kuvendi për shkak të dekriminalizimit. I biri, Ornaldo Rakipi, ishte i treti që theu herësin dhe mori shumë vota. Cili ishte kontributi i Ornaldo Rakipit për të qenë në listën e kandidatëve dhe për të thyer herësin? Të gjitha këto janë dyshime të arsyeshme që më vijnë.

Lajme të tjera |  Politika "ndan" edhe këngëtarët, Elvana dhe Noizy i japin ritëm PS, Stresi me grupin Burn ndezin atmosferën për demokratët

E njëjta me PD, ndihet ndikimi.

Thelbi është a do të arrijë SPAK, sepse ka strategji për krimet zgjedhore, të sigurojë prova të mjaftueshme, ti godasë në fushatë apo gjatë zgjedhjeve?”, tha ndër të tjera Lala.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us