Derbi “sakaton” Tiranën dhe Partizanin, 7 lojtarë mungojnë në ndeshjen e radhës në Superiore

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi 1-1. Një sfidë e cila nuk kaloi pa përplasje dhe sherre në “Arenën e Demave” si në fushë edhe në tribuna.

Goli i shënuar nga Sembene që solli edhe barzimin 1-1, solli sherrin e madh mes lojtarëve. Eldorian Halimi nuk kurseu asnjë nga futbollistit, teksa nuk ngrupi të nxirrte plot 8 kartonë të kuq, 7 për lojtarët dhe 1 për drejtorin sportiv të Tiranës, Agim Ibrahimin.

Kështu ky derbi “sakaton” ekipet e kryeqytetit, me lojtarët që humbasin kështu duelet e radhës në kampionat. Nga Partizani do të mungojnë Taipi, Bytyçi dhe Gudjufi, të cilët nuk do të mund të llogariten nga Aleksandar Veselinoviv për sfidën me Egnatian.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Bledi Shkëmbi “fik” Tiranën, pas largimit merr me vete edhe mbrojtësin lider të bardhebluve

Ndërkohë Bledi Shkëmbi do të duhet të bëjë pa Gjumsin, Markun, Miçin dhe Kozin në sfidën e ardhshme me Skënderbeun. Kjo ka shtuar “hallet” e trajnerëve për duelet e ardhshme, të cilët duhet të mendojnë menjëherë për planin B.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us