Derbi shqiptarësh në Itali, Kristjan Asllani titullar ndaj ish-it të Egnatias

Mbrëmjen e sotme në Itali do të kemi një derbi shqiptarësh. Në orën 18:00 do tëë luhet përballja mes Interit dhe Cagliarit në “San Siro”.

Te zikaltërtit nga minuta e parë me shumë gjasa do të luajë Kristjan Asllani. Për shkak të lodhjes fizike të italianëve, të cilët në mesjavë luajtën edhe në Champions, Simone Inzaghi mund të bëjë disa ndryshime.

Asllani pritet ta nisë nga minuta e parë dhe të marrë në dorë “çelësat” e mesit të fushës. Ndërkohë siç dihet përballë do të ketë një tjetër shqiptar. Te Cagliari luan Alen Sherri.

Lajme të tjera |  Pse mungoi Ronaldo në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us