Deri në 250 milionë lekë për skuadrën kampione dhe fituesen e Kupës, zbulohen shpërblimet që marrin 4 ekipet e “Final – Four”

Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur sezonin e saj të rregullt. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizanit janë 4 ekipet që janë renditur në “Final – Four”, ndërsa Tirana në “Play-Out” dhe Skënderbeu dhe Laçi.

Edhe në këtë sezon formula është e njëjtë me atë të vjetshmen dhe pas pëfundimit të 36 javëve do të luhet të tjera ndeshje mes ekipeve që renditen në “Final – Four” për të nxjerrë më pas edhe skuadrën kampione.

E sigurisht që skuadrat e renditura në top-4 dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë do të marrin shpërblime nga FSHF-ja. Tashmë përveç ekipit kampion dhe fitueses së Kupës do të shpërblehen edhe vendi i 2, 3 dhe 4 në kampionat.

Në këto kushte përveç 100 milionë lekëve të vjetër që merrte ekipi kampionat do të shtohen edhe miliona të tjerë. Egnatia që ka përfunduar e para në kampionat do të marrë 100 milionë lekë të vjetër.

Vllaznia si vendi i dytë merr 70 milionë lekë të vjetër, Dinamo ka koleksionuar kështu 50 milionë lekë të vjetër si vend i 3-të, ndërsa Partizani që siguroi vendin e 4-të në “Final – Four” vetëm në sfidën e fundit do të përfitojë 20 milionë lekë të vjetër.

Lajme të tjera |  LIVE/ Shpërthen në festë kampi bardheblu, Tirana kalon në avantazh ndaj Dinamos (VIDEO)

Ndërkohë nga ana tjerër nuk ndryshon shuma që do të marrë skuadra që do të fitojë Kupën e Shqipërisë. Janë 50 milonë lekë të vjetër për ekipin që fiton këtë trofe, ku siç dihet njëra mes Egnatias dhe Dinamos do të mund të sigurojë këtë shifër, pasi siç dihet finalja mes tyre do të luhet ditën e enjte.

Nëse Egnatia shpallet kampione do të siguronte 200 milionë lekë të vjetër, por nëse fiton edhe Kupën atëherë kjo shifër do të shkonte deri në 250 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë nëse Dinamo siguron titullin dhe Kupën do të përfitonin 200 milionë lekë të vjetër.

Lajme të tjera |  STATISTIKAT/ Vllaznia e mbylli si goleadorë, Bylisi me mbrojtjen më të brishtë

Nëse Vllaznia siguron titullin do të mund të fitonte 170 milionë lekë të vjetër dhe nëse Partizani ngre lart trofeun e Superiores atëherë do të përfitonte 120 milionë lekë. Shifra këto që do t’i ndihmonin ekipet të përforcoheshin në merkaton e verës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us