“Deri para një viti e shikoja me dyshim fitoren”- Paloka: Gjërat në PD kanë ndryshuar, jemi parti që besojmë plotësisht në triumf më 11 maj

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur se deri para një viti e shikonte me dyshim fitoren e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, por shtoi se me zhvillimet e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë është i bindur se janë forca politike që do të triumfojnë.

“Deri para një viti e shikoja me dyshim fitoren, por për fat të mirë, dolën disa parashikime, si p.sh. fitorja e Trump.  Gjërat ndryshuan dhe fryma ka ardhur në rritje të pabesueshme dhe jemi parti që besojmë plotësisht në fitore. A do të tentojë Rama të manipulojë, sigurisht që po.  Ajo që ka ndryshuar dje është e rëndësishme është se arbitri nuk është më me Ramën, por e ka kundër”, tha Paloka në emisionin Kjo Javë.

Lajme të tjera |  “Rama është i dërguari i Zotit”, kandidati për deputet në Elbasan: E solli në vitin 2013, për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë!

I pyetur, po nëse Rama fiton një mandat të dytë?, Paloka tha: “Nuk kam dyshime, Rama nuk do të jetë kryeministër. Fitorja e PD-së më 11 maj do të jetë aq e natyrshme, për shkak të zhvillimeve që do ndodhin”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us