Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur se deri para një viti e shikonte me dyshim fitoren e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, por shtoi se me zhvillimet e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë është i bindur se janë forca politike që do të triumfojnë.
“Deri para një viti e shikoja me dyshim fitoren, por për fat të mirë, dolën disa parashikime, si p.sh. fitorja e Trump. Gjërat ndryshuan dhe fryma ka ardhur në rritje të pabesueshme dhe jemi parti që besojmë plotësisht në fitore. A do të tentojë Rama të manipulojë, sigurisht që po. Ajo që ka ndryshuar dje është e rëndësishme është se arbitri nuk është më me Ramën, por e ka kundër”, tha Paloka në emisionin Kjo Javë.
I pyetur, po nëse Rama fiton një mandat të dytë?, Paloka tha: “Nuk kam dyshime, Rama nuk do të jetë kryeministër. Fitorja e PD-së më 11 maj do të jetë aq e natyrshme, për shkak të zhvillimeve që do ndodhin”.