Dervish Hasi, “djalli” nën petkun e besimtarit!

Dervish Hasi kishte krijuar një shtëpi ferri në banesën e tij me 3 zonja dhe një të mitur, të cilat i cilësonte si gra. I veshur me pektun e besimtarit praktikant, 42-vjeçari kishte vendosur që t’i dedikohej pjesërisht besimit të tij, edhe pse mëkate kryente nga më të rëndat. Në fenë islame poliginia lejohet dhe praktikohet me disa kufizime; meshkujt myslimanë lejohet të praktikojnë poligininë dhe të kenë më shumë se një grua në të njëjtën kohë, gjithsej e shumta katër. Por askund nuk shkruhet që për 2 vite të abuzosh me një të mitur dhe ta tutorosh atë për qëllimet e tua. Pavarësisht predikimeve që merrte, mjeku kishte krijuar një grup chat-i me të miturën dhe me gratë e tjera, ku fliste dhe ndante video pornografike.

42-vjeçari duket se nuk ishte një “nxënës” i mirë i fesë që supozohet se e ndiqte me çdo ritual të shkruar në librin e shenjtë. Përveç akteve monstruoze me të miturën, që kishte moshën e vajzës së tij të vogël, mjeku dilte kundër edhe betimit të Hipokratit. Kur duhet që të ndihmonte çdo person që kërkonte ndihmë tek ai, mjeku në fakt kishte zgjedhur një rrugë tjetër për jetën e tij. Ditën shëronte njerëzit nga sëmundjet, ndërsa natën siguronte tritol dhe armë për bandat kriminale në kryeqytet. Në këtë rrugë kishte futur edhe të birin, me të cilin menaxhonte depon. Edhe pse nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk u provua dot që mjeku kishte gisht në disa prej ngjarjeve më tronditëse në kryeqytet. Mes tyre përmendim vrasjen e Santiago Malkos, dhe tritolin ndaj Gjon Menës.

Lajme të tjera |  Strategjia 2025-2030/ Qeveria u jep të moshuarve pensionin e 13, ja kur do të merret

Pikërisht për këto “punë të pista” që bënte në jetën e tij pas pune i kishin vendosur edhe tritol në vitin 2019, por Policia pistë kryesore kishte ndonjë hakmarrje për shkak të detyrës. Duket se nuk e merrte dot me mend që një mjek, të mos kishte përplasje me ndonjë pacient të pakënaqur nga shërbimi, por me një bandë që nuk kishte marrë armët në kohë për të kryer vrasjen e radhës. “Flamujtë e kuq” me gjasë ngriheshin përditë në komunitetin ku ai jetonte. Po ashtu edhe në xhaminë e Alliasit, ku edhe shkonte për të falur mëkatet e tij, derisa një ditë dikush tha mjaft. Pas një ferri që zgjati më shumë se 2 vite, e mitura tashmë është e lirë. Askush nuk mund ta manipulojë më me fjalët “ty do të të bëj gruan time të katërt”. Tashmë edhe ajo do të mundohet të jetojë një adoleshencë normale si të gjitha shoqet e saj…sa i përket Hasit, ai ka shumë për të dhënë për drejtësinë./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us