Dëshirë e trajnerit, klubi turk synon transferimin e Manajt

Rey Manaj mund të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Është përfolur shpesh për një largim të mundshëm nga Sivasspor, por ofertat e mbërritura, nuk janë pranuar nga klubi turk, që synon të përfitojë një shifër të lartë për sulmuesin.

Së fundmi në skenë për shërbimet e lushnjarit, ka dalë një tjetër klub turk. Bëhet fjalë për skuadrën e Antalyaspor.

Trajneri Emre Belozgolu po përgatit afrime të mëdha në verë dhe në krye të listës së dëshirave qëndron Manaj.

Shqiptari pëlqehet shumë nga tekniku turk, i cili dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij për sezonin e ardhshëm në Superligë.

Manaj këtë sezon numëron 24 ndeshje të luajtura, ndërsa ka shënuar 10 gola dhe 5 asiste.

Lajme të tjera |  “Serbët kanë ‘spiunuar’ stërvitjen? Nuk kemi gjë për të fshehur, s’kanë kapur ndonjë element”, Sylvinho vlerëson kundërshtarin: Serbia ka ekip dhe trajner të mirë, në 90 minuta ndodh çdo gjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us