Dëshirë e trajnerit, klubi turk synon transferimin e Manajt

Rey Manaj mund të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Është përfolur shpesh për një largim të mundshëm nga Sivasspor, por ofertat e mbërritura, nuk janë pranuar nga klubi turk, që synon të përfitojë një shifër të lartë për sulmuesin.

Së fundmi në skenë për shërbimet e lushnjarit, ka dalë një tjetër klub turk. Bëhet fjalë për skuadrën e Antalyaspor.

Trajneri Emre Belozgolu po përgatit afrime të mëdha në verë dhe në krye të listës së dëshirave qëndron Manaj.

Shqiptari pëlqehet shumë nga tekniku turk, i cili dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij për sezonin e ardhshëm në Superligë.

Manaj këtë sezon numëron 24 ndeshje të luajtura, ndërsa ka shënuar 10 gola dhe 5 asiste.

Lajme të tjera |  Ish-lojtari i njohur i Interit i thur elozhe futbollistit shqiptar: Një nga mbrojtësit më të nënvlerësuar të Serisë A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us