DËSHMIA/ Ngujoi familjen, Gjykata lë në burg me afat 20 ditë Zhabolin, avokati kërkoi shtrimin në spitalin psikiatrik

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg me afat 20 ditë 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili u arrestua pak ditë më parë nga policia, pasi mbante të ngujuar në banesë familjen e tij. Burime bëjnë me dije për Zërin, se prokurorja Eliona Elezi kërkoi arrest me burg pa afat për të riun. Por pasi dëgjoi avokatin e tij mbrojtës Edison Hasanbashaj që kërkoi shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik derisa të jetë akt ekspertimi, prokurorja kërkoi arrest në burg 30 ditor.

Gjykata caktoi arrest me burg 20 ditë, në mënyrë që gjatë kësaj kohe i riu ti nënshtrohet një akt ekspertimi për gjendjen e shëndetit mendor. Edhe në Gjykatë Zhaboli i ka qëndruar të njëjtit version, se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur familjen e tij.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

Zhaboli i tha gjykatës: E kam bërë për t’u kujdesur për familjes sime se kisha frikë për ta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us