Dështon rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB për të kërkuar armëpushim në Gaza, shkak vetoja e vënë nga SHBA

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të kërkuar një armëpushim në Gaza ka dështuar për shkak të vetos së vënë nga SHBA.

Palestinians are inspecting the debris at the Jaffa Mosque, which was hit by an Israeli bombardment, in Deir el-Balah, in the central Gaza Strip, on December 8, 2023, amid continuing battles between Israel and Hamas. (Photo by Majdi Fathi/NurPhoto via AP)

Një mbledhje urgjente e këshillit u thirr pasi sekretari i përgjithshëm i tij, Antonio Guterres, thirri nenin 99 të Kartës së OKB-së për herë të parë që nga viti 1971.

Nga komiteti 15 anëtarësh, 13 votuan për të mbështetur thirrjen, por SHBA e bllokoi atë ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

Lajme të tjera |  Këmbanat bien pas 5 vitesh në 'Notre Dame'! Liderët bëhen bashkë në Paris, mes tyre edhe Rama

Guterres paralajmëroi se Gaza ishte në “pikë të thyer” dhe njerëzit e dëshpëruar janë në rrezik serioz nga uria.

Ai shtoi se OKB-ja beson se kjo do të rezultojë në “një prishje të plotë të rendit publik dhe rritje të presionit për zhvendosje masive në Egjipt”.

Megjithatë, SHBA e kishte bërë të qartë se ishte kundër një armëpushimi në rajon, duke paralajmëruar se do ta linte Hamasin në krye të territorit që mbante ende më shumë se 100 pengje.

Zëvendës ambasadori Robert Ëood tha se SHBA-ja nuk beson se kjo do të çojë në “paqe të qëndrueshme, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri”, sepse Hamasi do të mbetet në krye.

Lajme të tjera |  Erdogan: Tashmë ka një realitet të ri në Siri

Ai tha se një armëpushim do të “mbillte farën për luftën e ardhshme… sepse Hamasi nuk ka dëshirë të shohë paqe të qëndrueshme, të shohë një zgjidhje me dy shtete”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us