DETAJE nga aksidenti i SHQIPTARËVE në Gjermani: Mes viktimave dy gra dhe një burrë!

Tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, datë 25 Maj në Gjermani, pranë qytetit Koblenz të Rheinland-Pfalz.

Shqiptarët kanë qenë në një festë familjare dhe po ktheheshin në shtëpi me një minibus nëntë vendësh, kur për rrethana ende të panjohura mjeti ka dalë jashtë rruge.

Një burrë 53 vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeçe kanë mbetur të vdekura, ndërsa katër persona të tjerë midis moshës 20 dhe 66 vjeçe janë plagosur.

Lajme të tjera |  Sherr në klub nate me dy të plagosur, arrestohen 4 shqiptarë në Itali!

Ata janë me origjinë shqiptare dhe të huaj, por identitetet nuk janë bërë ende me dije.

Viktimat i konfirmon dhe Ministria e Jashtme, pas kontaktit me autoritetet gjermane, ndërsa garanton se strukturat konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur.

Sipas MEPJ, hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Megjithatë, mediat gjermane shkruajnë minibusi doli nga autostrada A48 dhe u përmbys, por asnjë mjet tjetër nuk është përfshirë në aksident, ndaj dyshimet bien mbi rolin e shoferit.

Nuk ka indikacione se shoferi 22 vjeçar ka qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës, tha policia, duke i kërkuar publikut të mos përfshihej në spekulime.

“Është një aksident shumë, shumë i tmerrshëm”, ka shtuar një zëdhënës i policisë së Koblenzit.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, raportojnë mediat gjermane duke cituar burimet policore, duke theksuar se gjetjet fillestare treguan se minibusi kishte dalë nga autostrada A48 dhe ishte përmbysur.

Lajme të tjera |  Mandati i Alimehmetit/ PD do kërkojë hapjen e kutive të Tiranës

Mirëpo, menjëherë pas ngjarjes tragjike, një mjet tjetër ka “kaluar” mbi në vendin e aksidentit.

Nuk është e qartë nëse mjeti është përplasur me minibusin apo vetëm ka kaluar në vendin ku ndodhi përplasja.

Autobahn 48 ka një nivel ta lartë qarkullimi dhe ka qenë e mbyllur për më shumë se katër orë, deri në mëngjes, kur makinat janë lejuar përsëri të kalojnë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us