Detaje nga aksidenti në Kroaci me 4 të plagosur rëndë: Makina e drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar u fut në korsinë e kundërt dhe i preu rrugën kamionit

Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident në Kroaci. Sipas mediave kroate, një 22-vjeçar shqiptar që drejtonte një automjet tip Volkswagen ka hyrë në korsinë e kundërt në rrugën Zagrebacka, në qytetin Crnec Dugoselski, i ka prerë rrugë një kamioni me ngarkesë.

Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë dhe kamioni që drejtohej nga një 41 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina me qëndrimi i përkohshëm në Kroaci, u përmbys anash rrugës.

Drejtuesi i një automjeti tjetër, për të shmangur përplasje, ka frenuar dhe më pas ka dalë nga rruga. Pas përplasjes edhe makina e ku udhëtonin shqiptarët është përmbysur.

Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjerë, tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nepalez me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, 26 vjeç.

Lajme të tjera |  Zbulohen kushtet e Kremlinit për paqe në Ukrainë / Putin i propozoi Trumpit një ndeshje hokej mes SHBA-së dhe Rusisë

Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us