Detaje nga ngjarja e rëndë në Kosovë, pronari i furrës së bukës vret punonjësen dhe më pas veten (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çaste më parë afër Vushtrrisë në Kosovë, ku raportohet se pronari i furrës së bukës “Diellza” dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Sipas medieve në Kosovë, autori është identifikuar si shtetasi Arsim Morina. Ai ka qëlluar me armë një grua, që dyshohet të jetë punëtorja e furrës së tij të bukës dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pas vrasjes së një 19-vjeçari në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij.

Lajme të tjera |  U shkarkua nga dekriminalizimi/ Ish- kryebashkiaku i Vlorës fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us