Detaje nga plagosja në Korçë, 3 të rinj goditën me th*kë 16-vjeçarin!

Policia e Korçës dha detaje lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi të martën rreth orës 13:20 në lagjen nr. 10, ku një i mitur 16-vjeçar u plagos gjatë një konflikti të çastit, pranë gjimnazit “Raqi Qirinxhi”.

Sipas Policisë, i dyshuari kryesor, R. Ç., 21 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka sulmuar të miturin me mjet prerës (thikë) dhe përforcues grushti, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Pas incidentit, 16-vjeçari është transportuar në spital për trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, forcat e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për autorët e dyshuar, të cilët sipas dëshmive janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, si dhe për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë konflikt.

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us