Detaje të REJA: Babë e bijë u plagosën nga rënia e skelës, 39-vjeçarja është gruaja e ish-futbollistit të njohur!

Dy qytetarët që u plagosën dje nga rënia e skelës nga një pallat në ndërtim në Tiranë, vijojnë të jenë ende në spital duke marrë trajtim mjekësor.

Pacienti H.L. 70 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa pacientja I.SH. 39 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

70-vjeçari ka dëmtime të rruazave të qafës dhe një plagë në kokë. Ndërkohë mësohet se 39-vjeçarja është gruaja e Bledi Shkëmbit, ish-futbollistit të Skënderbeut.

Kujtojmë që tre persona janë arrestuar për ngjarjen.

Në pranga u vunë Elton OsmanllariErjon Kanto dhe Zef Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier. Ndërkohë autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  “Mos u grindni djema”- Në Rusi tallen me sherrin Trump-Musk: Mund të ndërhyjmë për një marrëveshje paqeje mes jush

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us