Detaje të reja kanë dalë nga krimi në Lezhë ku u vra Entjan Nikulaj. Autorët e vrasjes së Etjan Nikulajt dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit.
Nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në afërsi të vendit të ngjarjes nuk ka ndihmuar hetuesit në identifikimit të autorëve, pasi mjeti ishte me xhama të zinj.
Gjithashtu, burime për Report Tv, bëjnë me dije se mjeti i përdorur në krim, i djegur pas ngjarjes në afërsi të Rinasit, rezulton të jetë i vjedhur më herët në Tiranë, njëlloj si edhe targat.
Hetuesit kanë dyshime të forta se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe tjetri në rolin e shoferit.