Detaje TRONDITËSE nga v*sja e SHQIPTARES në Itali, motra e viktimës bëri videocall me nipërit, pa skenën ma*kabre dhe…

Fëmijët e çiftit Toci i kanë rrëfyer tezes së tyre se si i ati ka mbytur nënën e tyre.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçar Lulzim Toci pas krimit ka shkuar në banesën e kunatës së tij dhe i ka kërkuar ta shoqërojë në spital.

Por kjo e fundit nuk e ka besuar dhe ka marrë me videocall nipërit e saj, të moshës 4 dhe 6-vjeç, të cilët i kanë rrëfyer: “Babi vrau mamin”.

Më pas motra e viktimës, 24-vjeçares Eleonor Toci ka njoftuar policinë italiane, të cilët kur kanë mbërritur në vendngjarje e kanë gjetur autorin duke u endur jashtë banesës.

“Ai ishte në një gjendje konfuze”, raporton policia.

Raportohet se 30-vjeçari mbyti bashkëshorten në krevatin dopio rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Lajme të tjera |  "Të lerë luftën e brendshme", Mediu: Opozita të nisë komunikimet me administratën e re amerikane

Krimi i rëndë ndodhi në sy të fëmijëve që janë bërë dëshmitarë të vrasjes së nënës së tyre nga i ati.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë 30-vjeçarin të vrasë gruan e tij, por duket se tragjedia ka ndodhur në kulmin e një debati.

Çifti kishte jetuar për ca kohë në via Caravaggio në San Felice a Cancello, një zonë periferike. Autori bënte punë bujqësie, ndërsa 24-vjeçarja ishte e papunë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us