DETAJET E RËNDA/ Italiani e fali Vanessën për tradhtinë, shqiptari e vrau në banesë

Shqiptari nga Kosova Bujar Fandaj vrau italianen 26-vjeçare Vanessa Ballan, ngjarje që ka shkaktuar irritim të madh në opinionin publik italian. Dyshohet se Fandaj ka pasur lidhje intime me Ballan dhe kur ajo vendosi që të ndahej, ai e përndiqte dhe e kërcënonte.

Pas kërcënimeve të vazhdueshme nga Fandaj, Vanessa, nënë e një fëmije 4-vjeçar dhe shtëtzënë për herë të dytë, vendosi t’i tregojë çdo gjë partnerit të saj, Nicola Scapinello. Ky i fundit bashkëjetoi me Vanessa Ballan për 11 vite në banesën e prindërve të Nicolas. Ata kanë shpërndarë në rrjetet sociale edhe momentet më të lumtura që kanë kaluar bashkë, teksa postuan foto të shumta edhe nga udhëtimet.

Lajme të tjera |  Protestuesit nisen drejt selisë së PS, rrugës djegin një stacion autobusi dhe koshin e mbeturinave

Partneri i Vanessës, Nicola Scapinello nuk dinte asgjë për historinë e saj me shqiptarin. Ajo i foli atij për kërcënimet që kishte marrë nga Bujar Fandaj, teksa i tha se situata paraqitej e rënduar. Pas kësaj, Nicola e fali partneren e tij dhe vendosi që të ndjekë ligjërisht çështjen. Çifti shkuan në komisariat së bashku e po ashtu edhe në Prokurori, duke menduar se gjithçka ishte zgjidhur.

Mirëpo, frika nga kërcënimet e shqiptarit ishin prezente. Të dy kanë shkëmbyer mesazhe edhe pas denoncimit në polici. Në momentin që Vanessa nuk është përgjigjur, shqiptari Fandaj ka bërë edhe veprimin e rëndë kriminal. Ai shkoi në banesë dhe vrau me thika Vanessën. Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim. Ai vrau Vanessan, e cila ishte në pristje të fëmijës së dytë, duke e qëlluar disa herë me thikë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us