DETAJET e trishta nga atentati në Tiranë! Kishin shkuar të festonin ditëlindjen e 11-vjeçarit, në kthim i ‘pritën’ plumbat

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me 4 të plagosur në Tiranë rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të enjtes (17 Prill) ku autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip ‘G Class’ ku udhëtonin të rinjtë.

Katër të rinjtë kishin shkuar në Pjezë të Shijakut te pista ku bëhen gara argëtuese te “Arena Karting Albania” për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit, Dior Demiraj, nipi i pronarit të “Pelikani Security”. Tre të rinjtë, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, i ka çuar në Pjezë shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security”, Arens Stafa, me makinën e familjes Demiraj.

Pasi kanë përfunduar atje janë nisur për t’u kthyer për në Tiranë te banesat e tre të rinjvë në Lundër, ku do festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët. Gjatë kthimit janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21:30 për vijuar ecjen në autostradë, në këto momente një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë dhe i është afruar në ecje dhe ka nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.

Lajme të tjera |  “Kam qenë shumë në tension”, Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama zbulon bisedat me liderët evropianë: Më thanë jeni ‘On Top’, ndjeva krenari!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us