Detajet nga aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Tepelenë/ Shkuan për të festuar lindjen e nipit, darka e krushqve u kthye në mort

Disa orë pas aksidentit të rëndë të regjistruar një natë më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip “BMW”, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. Sipas Policisë, 46-vjeçari i identifikuar Elton Proko  është arrestuar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Për shkak të përplasjes së fortë, humbën jetën Riza Rrapaj 42 vjeç, Lavdosh Begaj 62 vjeç, Lefteri Begaj 57 vjeç dhe Afërdita Metaj 90 vjeç.

Ndërkohë detaje të reja janë bërë me dije këtë të hënë. Mësohet se dy nga personat që humbën jetën një natë më parë, Lavdosh dhe Lefteri Begaj ishin bërë gjyshër për herë të parë dhe kishin qenë duke festuar lindjen e nipit të tyre të parë. Por darka përfundoi në tragjedi, dhe darka tek miqtë u kthye në mort.

Lajme të tjera |  "Krenaria e tallavasë së integrimit!"/ Meta, ironi me Ramën nga qelia: Në BE me këto ritme, kur ai të bëhet 110-vjeç e t'i afrohet mandatit të 20-të

Ata janë përcjellë mesditën e sotme për në banesën e fundit. Familjarë dhe fqinjë mes lotësh tregojnë se ata ishin njerëz model dhe se do i mungojnë komunitetit. Po ashtu si pasojë e përplasjes së fortë humbën jetën dhe Lefteri Begaj 57 vjeç dhe Afërdita Metaj 90 vjeç. Ndërsa humbi jetën dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, i përfshirë në aksident, 52-vjeçari Riza Rapaj. Ndërkohë, Jani Meta rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 61 vjeç mbetën të plagosur. Ata janë në spitalin e Trumës dhe ndodhën nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us