Dezinsektimi/ Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: E kemi një plan

Nëse zona e Divjakës ka një problem me turizimin, e ka prej mushkonjave. Ndaj ky problem është ktyer në një debat mes kryebashkiakut dhe Institutit të Shëndet Publik. Kur shumë pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit turistik, Josif Gorrea e ka parë me skepticizëm spërkatjen kundër insekteve, pasi kësaj here nuk është kryer nga ajri.

“Problemi është mënyra që kanë zgjedhur për të bërë spërkatjen, për mendimin tim lë për të dëshiruar. Sepse për të gjetur të gjitha pellgjet me ujë, ku mushkonja ushtron aktivititetin e saj, pra hedhjen e vezëve është pak e vështirë. Mendoj dhe insistoj fortë që një spërkatje nga ajri do të jetë zgjidhja e vetme. Ato po vazhdojnë lokalisht, unë e di që suksesi do jetë minimal, do të ketë ndikim, por jo atje ku është pritshmëria,”-tha ai në një intervistë për mediat.

Lajme të tjera |  Berisha shkon në Spanjë, merr pjesë në Kongresi i Partive Popullore Evropiane

Përgjigjen e ka marrë nga drejtoresha e përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, duke pretenduar se plani këtë vit ka qenë që të shkriheshin larvat. Por shtoi se procesi i dezinsektimit do të zgjasë edhe më gjatë, deri në tetor.

“Veprojmë mbi format paraprake pa shkuar në mushkonjën adulte, pra ngordhim larvat dhe kjo është shumë e rëndësishme se duke parandaluar rritjen ne procesin e mushkonjës do kemi minimizim të prezencës së mushkonjave në bregdet, zonat urbane dhe indirekt sëmundjet infektive që transmetohen përmes këtyre mushkonjave. Është një proces ripetitiv, çdo dy javë bëhet një trajtim i ri, në bazë të kërkesave që vijnë nga njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Programi kombëtar i dezinsektimit për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive, shqetësimit nga mushkonjat dhe reaksionet alergjike që ato mund të krijojnë, është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare, laguna, parqe, kanale, pellgje, bodrume dhe puseta. Është një proces ripetitiv, çdo dy javë bëhet një trajtim i ri, në bazë të kërkesave që vijnë nga njësitë vendore të kujdesit shëndetësor,”– tha Tomnini.

Por përveç Divjakës, ka edhe zona të tjera “hot-spot” të cilat janë: Në zonën e Kavajës (plazhi Golem-Qerret, plazhi Spille), Divjakës (Divjake qytet dhe plazhi i Divjakes), Sarandës (Sarandë zonë urbane, Bunec, Borsh, Çukë, Ksamil dhe Parkun Kombetar te Butrintit), Vlorës (Vlorë zonë urbane, plazhi Nartë-Zvërrnec, Rradhimë, Orikum, Dhermi-Drimadh, Himarë-Livadh, Qeparo), Tiranës zonë urbane, në Shkodër zonë urbane dhe Velipojë; në Durrës zonë urbane, plazhi Plepa, plazhi Rinia, Gjiri i Lalzit, Shen Pjeter, Fier zonë urbane Darezezë, Seman dhe në Lezhë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us