Dha sinjale pozitive, Arbër Hoxha: Sa herë futem jap maksimumin, dua të ndihmoj Kombin

Pas humbjes së sotme me rezultatin 1-2 kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë zbresin zyrtarisht një ligë më poshtë. Në përfundim të kësaj sfide ka folur sulmuesi Arbër Hoxha.

“Gjithë lojtarët e stolit futemi me 100% tonë sepse dhe trajneri na motivon. Morali i lojtarëve ishte poshtë pasi pësuam dy gola në pjesën e parë. U futëm për të kthyer lojën, shënuam me penallti, krijuam raste por nuk erdhi goli i barazimit.

Sa herë të futem me Kombëtaren, do të jap maksimumin tim përKombin që të ndihmoj skuadër për rezultatet pozitive”, është shprehur Hoxha.

Lajme të tjera |  Anis Mehmeti nga minuta e parë, porta i besohet ish-it të Superiores! Trajneri Rolando Maran vendos për TITULLARËT e debutimit (FORMACIONI ZYRTAR)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us