Dhjetë synimet kryesore të Xi Jinping:Ja çfarë dëshiron vërtet Kina

Nga Federico GiulianiIl Giornale

Dhjetë rrathë koncentrikë interesash për të përshkruar objektivat e Xi Jinping, i etiketuar nga shumë njerëz si “njeriu më i plotfuqishëm në botë”. Për këtë arsye ata renditin prioritetet gjeopolitike të Kinës. Kevin Rudd, një politikan australian me shumë përvojë, anëtar i parlamentit federal, dy herë kryeministër dhe ish-ministër i jashtëm, është një nga ekspertët më të famshëm mbi marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Në sytë e shumicës së opinionit publik perëndimor, Rudd njihet jo aq shumë si president dhe CEO i Shoqërisë Aziatike, por më shumë për publikimin e një libri me peshë në lidhje me Republikën Popullore të Kinës dhe axhendës së liderit të saj.

Libri i publikuar edhe në Itali gati një vit më parë me titullin “SHBA-Kinë: Një luftë që duhet të shmangim” (Rizzoli), ndihmon për të kuptuar se cilat mund të jenë lëvizjet e ardhshme të Xi. Ai e bën këtë, duke propozuar një imazh lehtësisht intuitiv:10 rrathë koncentrikë. Dhjetë rrathë që korrespondojnë me 10 nevojat më emergjente të udhëheqjes kineze dhe që nga bërthama qendrore e përfaqësuar nga vetë Kina, shtrihen jashtë, pra në të gjithë botën.

Axhenda e Xi

Me pak fjalë, botëkuptimi i Xi është përmbledhur dhe thjeshtuar në formën e 10 rrathëve koncentrikë të interesave. Këto zhvillohen duke filluar nga ato më të rëndësishmet, që kanë të bëjnë me pozicionin e vetë presidentit kinez brenda Partisë Komuniste Kineze.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Më pas kalojnë tek prioritetet e tjera të politikës së brendshme, dhe në fund tek aspiratat personale të liderit për vendin në skenën ndërkombëtare. Po pse po flasim pikërisht tani për skemën e Rudd?

Duke pasur parasysh takimin e fundit në San Francisko midis Xi Jinping dhe Joe Biden, shumëkush po pyet se çfarë mund të ndodhë tani midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Konturet diplomatike janë të paqarta, dhe në fakt nuk është gjetur ende asnjë zgjidhje për çështjen më të nxehtë nga të gjitha: atë të Tajvanit.

Mund të përpiqemi të parashikojmë se çfarë drejtimi mund të marrin marrëdhëniet kinezo-amerikane, duke analizuar prioritetet e Xi. Në Rrethin e parë gjejmë rolin qendror të Xi dhe Partisë Komuniste, e cila duhet të mbetet e tillë edhe për vitet në vijim.

Jemi duke folur për një prioritet të ndryshëm në krahasim me botëkuptimin e partive perëndimore, dhe një prioritet me të cilin, për mirë a keq duhet të përballemi. Pas tij vjen ruajtja e unitetit kombëtar kinez. Interesi i dytë i Xi përkon me integritetin territorial të Kinës, e cila së shpejti do të duhet të ribashkohet edhe me Tajvanin.

Për momentin, Xi duket se është i përqendruar në rigjallërimin ekonomik dhe konsolidimin diplomatik të fqinjëve të tij. Në pritje për të kaluar tek sfida kryesore: zgjidhja e çështjes Tajvaneze.

Lajme të tjera |  "90 njësi të pushtetit vendor" - Propozimi: Të krijohen bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin

Prioritetet e Kinës

Rrethi i tretë merret me çështjen e rritjes së ekonomisë kineze. Vazhdimësia e pasurisë ekonomike – tashmë e vënë nën një provë serioze nga probleme të ndryshme të mprehta, kryesisht nga një krizë në sektorin e pasurive të paluajtshme që ende nuk është zbutur – përbën një pjesë themelore të kontratës shoqërore jozyrtare mes Partisë Komuniste dhe popullit kinez.

Nëse rritja ekonomike bie për një kohë të gjatë, mund të rritet rreziku i tensioneve. Dhe kështu mbërrijmë tek qëndrueshmëria mjedisore, pra lufta kundër ndotjes dhe garantimi i sigurisë ushqimore dhe modernizimi i ushtrisë.

Për Xi, ushtria është guri i themelit, jo vetëm i sigurisë së Partisë Komuniste, por edhe i aftësisë së Kinës për ta projektuar fuqinë e saj në të gjithë Indo-Paqësorin dhe në mbarë botën. Prioritetet e tjera të Xi kanë të bëjnë me menaxhimin e marrëdhënieve me shtetet në kufi me Kinën.

Nuk është rastësi, që Pekini ka filluar të krijojë marrëdhënie të reja diplomatike me lojtarët në rajon, mbrojtjen e periferisë së saj detare në Azinë Lindore dhe Paqësorin Perëndimor, mbrojtjen e periferisë kontinentale të Kinës Perëndimore, dhe dëshirën për të ndikuar në botë me një model zhvillimi me tipare kineze, dhe së fundmi ri-përcaktimin e rregullave të rendit botëror aktual.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us