Dhjetra banorë të bllokuar prej orësh në pallatin e përfshirë nga zjarri, nuk kishte autoshkallë

Dhjetra banorë të pallatit 12 katësh në Lushnje mbetën të bllokuar prej disa orë brenda apartamenteve të tyre, pasi kati i dytë dhe i tretë që shërbente si qendër tregtare u përfshi nga flakët.

Zjarri dhe tymi bllokuan korridoret, ndërsa ndërprerja e energjisë bëri që të mos punojë as ashensori, duke izoluar brenda banesave dhjetra qytetarë.

Vështirësi për evakuimin e tyre ka patur për shkak të mungesës së autoshkallës, duke bërë që disa qytetarë të tentojnë të zbresin përmes hekurave të jashtëm të ndërtesës.

Është dashur mbërritja e dhjetra zjarrfikëseve nga Fieri, Berati dhe Tirana, për të bërë të mundur zbritjen e banorëve nga katet e sipërme.

Deri tani 39 persona janë paraqitur në spital me probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit, por fatmirësisht pa paraqitur komplikacione serioze.

Lajme të tjera |  Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us