Dy avionët e personalizuar Boeing 747-200B – të cilët bëhen të njohur si Air Force One kur Presidenti i SHBA-së hipën në bord – janë ndër simbolet më të njohura të Amerikës në skenën globale.
Të prodhuara nga një kompani amerikane dhe të skulpturuara me fjalët Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flamurin amerikan dhe vulën presidenciale, ato jo vetëm që e transportojnë presidentin, por gjithashtu sigurojnë një “Zyrë Ovale fluturuese” për të lejuar që puna të vazhdojë.
Është për këto arsye, ndër të tjera, që ideja që zoti Trump të pranojë një aeroplan të Katarit për të zëvendësuar Air Force One ka ngritur shqetësime.
I përshkruar në disa raporte si një “pallat fluturues”, avioni gjigant Boeing 747-8 është një dhuratë nga familja mbretërore e Katarit, një veprim që Trump e ka përshkruar si një “gjest të shkëlqyer”.
Presidenti është ankuar më parë për vonesën e Boeing për dorëzimin e aeroplanëve të rinj Air Force One të porositur gjatë mandatit të tij të parë dhe ka sugjeruar që 747-8 i Katarit mund të shërbejë si një zëvendësim i përkohshëm i avionëve aktualë.
Ai është zotuar gjithashtu se nuk do ta mbajë aeroplanin pasi të mbarojë mandati i tij, duke thënë në vend të kësaj se do t’ia dhurojë atë një biblioteke presidenciale në të ardhmen.
Avioni mendohet se kap vlerën e 400 milionë dollarëve dhe la një stil mbretëror në arredim pasi është arreduar nga shtëpia e njohur e arkitektures franceze “Alberto Pinto Cabinet”. Kanjë dhomë gjumi kryesore, një dhomë për mysafirë, dy tualete të mëdha me dushe, nëntë tualete më të vogla, pesë kuzhina të vogla dhe një zyrë personale.
Por, para se të përdoret nga Trump, do të duhet të pësojë një transformim të thellë për të përmbushur kërkesat e sigurisë të një avioni presidencial.