Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Policia shoqëron dy persona, mes tyre vëllai i njërit prej autorëve

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Policia e Tiranës shoqëron dy persona. Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët. Një prej tyre dyshohet se është vëllai i një prej autorëve të ngjarjes. Raportohet se ai po pyetet nga policia mbi të vëllain, për vendet ku ai frekuenton si dhe do kërkohet negociata me qëllim vetëdorzimin ne polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Tre agresorët të veshur me zëza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e dhunës avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij mëngjesin e sotëm. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim. /ZËRI

Lajme të tjera |  "Fitoi ndaj regjimit të Ajatollahëve"/ Berisha uron Trump për Pavarësinë e SHBA: Amerika ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e kombit shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us