Sergej Deviç, Kosta Dungjeroviç dhe Branko Vuksanoviç janë tre të arrestuarit e parë për sulmin ndaj shtetasve shqiptarë, ngjarje e ndodhur të shtunën në Hercegnov të Malit të Zi. Policia malazeze njoftoi se tre të arrestuarit janë nga fshati Zelenika në Mal të Zi.
Sergej Deviç, Kosta Dungjeroviç dhe Branko Vuksanoviç ndodhen në paraburgim ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, pasi grupi që kreu sulmin dyshohet se përbëhej nga 8 persona.
Dyshohet se shkak përplasjes është bërë një debat mes të rinjve për radhën e daljes nga porti. Ndërkohë tre të rinjtë shqiptarë kanë deklaruar se nuk i kanë provokuar dhe sulmi filloi pa shkak. Po ashtu në dëshminë e tij, Klodjan Meaj, njëri nga tre shqiptarët e dhunuar deklaroi se në pasqyrën e makinës së tij mbante një flamur shqiptar