Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesit, doktori Gjovalin Bushi: Ndodhet në gjendje të rëndë

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e rëndë. Këtë fakt e ka konfirmuar mjeku i spitalit të Traumës në Tiranë, Gjovalin Bushi, i cili shtoi se dëmtimet avokati i ka marrë në kokë. Megjithatë, parametrat i ka stabël. Po ashtu, shtoi se Mëngjesi do të qëndrojë në koma i intubuar dhe do të duhet dhe të paktën 72 orë për të përcaktuar nëse ka kaluar apo jo, rrezikun për jetën.

“Avokati ka traumë koke. Në momentet e para ishte koshient. Me kalimin e kohës gjëndja u rëndua. Pacienti ishte shumë i agjituar dhe nisi të humbte koshiencën. Pasi u bënë dy ekzaminime në këto kushte u detyruam që pacienti të intubohej dhe të kalonte në një komë të intubuar. Nga momenti I djeshëm deri sot gjëndja është stabël. Megjithëse duhet të themi që vijon në gjëndje të rëndë. Është dëmtim I madh në kokë. Me ekzaminimin që i është bërë sot në mëngjes është konstatuar se ka një ulje të edemës, një ndër faktorët kryesorë që e rëndojnë gjëndjen. Në këto kushte pacienti nuk ka nevojë të kryejë ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Nga parametrat është stabël por do të pritet si do të reagohet më vonë. Duhen të paktën 72 orë si do të reagojë. Duke e ndjekur mbi bazën e ekzaminimeve imazherike që të kemi një përmirësim të edemës, megjithëse ka dëmtime të tjera intercerebrale. Është në monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe për cdo lloj eventualiteti mund të ndërhyhet, por deri tani nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Shpresojmë të vijojë ky ritëm në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Ai kishte një dëmtim të pjesës së parme të trurit. Përveç dy frakturave kockore që ka dhe një shtypje të pjesës së parme të trurit, u shtua edema dhe në këto kushte u detyruam ta intubojmë,“-tha shefi i Shërbimit të Urgjencës në prononcimin e tij për mediat

Lajme të tjera |  Videoja që u bë virale: Reagimi i çuditshëm i Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us