Dhunoi gruan dhe vjehrrën, arrestohet 40-vjeçari në Peqin

Efektivët e policisë së Peqinit kanë vënë në pranga një shtetas 40-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, edhe pse kjo e fundit ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Fadil Brahja u arrestua pasi në komisariatin e policisë së Peqinit u njoftua se 40-vjeçari po dhunonte bashkëshorten dhë nënën e saj në banesën ku jetonin nënë e bijë.

Policia ka sekuestruar dhe një mjet prerës thikë që dhunuesi e përdorte për të kërcënuar bashkëshorten me urdhër mbrojtës.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Lajme të tjera |  VIDEO/ 'Do të vijë era shtet'! Deklarata virale e Nokës, Balliu: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor!

Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në lagjen “Xhami”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 40-vjeçarit, 1 mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us