Di Gregorio nuk e bind Juventusin, “zonja e vjetër” i vë syrin portierit të rivalëve

Ndonëse u bashkua me Juventusin në verën e vitit të kaluar, por Michele Di Gregorio mund të bëhet zgjedhje e dytë në Torino. Në kampin bardhezi po përgatiten për sezonin e ardhshëm dhe tashmë janë në ndjekje të një portieri me përvojë.

Në syrin e Juventusit, është së fundmi David De Gea i Fiorentinës. Siç raportojnë mediat italiane, në rast të një lamtumire të Di Gregorio, 34-vjeçari spanjoll do të ishte profili ideal që do të mbronte portën e bardhezinjve.

Megjithatë, për të arritur tek shërbimet e David De Geas, Juventusi do të duhet të bindë fillimisht Fiorentinën. Portieri spanjoll ka një kontratë me toskanët deri në fund të sezonit, me opsion për një vit shtesë.

Lajme të tjera |  I dha fitoren Espanyol, Marash Kumbulla: Më i lumtur për fitoren sesa për golin, por s’ka mbaruar asgjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us