Di Maria nuk ka ndërmend në ndalet, 37-vjeçari vendos për ekipin e tij të ardhshëm

Ndonëse është larguar pak nga ‘skena’ europiane, por Angel Di Maria vazhdon të jetë një futbollist i niveleve të larta. Në moshën 37-vjeçare, fantazisti argjentinas është një prej liderëve në skuadrën e Benficës.

Kjo ka bërë që skuadra e Lisbonës të mendojë të zgjasë bashkëpunimin me ish-lojtarin e Juventusit. Kontrata aktuale e Angel Di Marias me “shqiponjat” skadon në fund të këtij sezoni.

Siç raportojnë mediat argjentinase, 37-vjeçari dhe klubi i Benficës po punojnë për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit. Di Maria ka zhvilluar 23 paraqitje këtë sezon në kampionat duke shënuar 8 gola dhe 5 asiste.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us