Dialogu për komisionet hetimore/ Spiropali: Lajm i mirë, ramë dakord shumë shpejt! Të enjten seancat më të plota

Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se falë dialogut me deputetët e opozitës Kuvendi do t’i rikthehet normalitetit.

“Lajm i mirë. I jemi kthyer normalitetit në Kuvend. I përgëzoj deputetët e opozitës. Gjetëm një dakordësi të shpejtë për komisionet hetimore dhe dialogun që kërkon shumicë të cilësuar. Të enjten seancat do të jenë më të plota më transparente dhe qeveria është e gatshme që të gjithat që janë në parlament ti diskutojë dhe debatojë me opozitën”, tha Spiropali.

E pyetur nëse do bashkojnë deputetët e Rithemelimit votat për amnistinë, Spiropali tha se duhet diskutuar.

“Ne nuk kemi bërë asnjë marrëveshje. Do ta diskutojmë edhe këtë dhe shpresoj që deputetët e opozitës do ta votojnë”, tha  Spiropali.

Lajme të tjera |  “Truri” i strategjisë së fitores së Donald Trump do të drejtojë fushatën elektorale të PD në zgjedhjet e 11 Majit!

Miratimi i komisioneve

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe socialistëve, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi. Vendimi për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us