Dibra zbardhet nga dëbora, trashësia arrin deri në 40 cm në zona malore!

Reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Dibrës.

Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, ku trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm.

Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë ku konkretisht aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.

Ndërkohë kompanitë kontraktore kanë bërë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës, por reshjet vazhdojnë ndaj, drejtuesit e mjeteve duhet të reduktojnë shpejtësinë, lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.

Lajme të tjera |  Berisha u kërkon ndjesë ish-pronarëve dhe të përndjekurve dhe u jep fjalën: Do ju shlyejmë borxhin brenda një mandati

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us