Diell por ftohtë, si do të jetë moti këtë javë. Kujdes nga ngricat

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell, por temperatura të ulëta kryesisht në vlerat minimale.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, era do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 10-17m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Ndërkohë, do të ketë prezencë të ngricave të forta në akset rrugore, sidomos në relievet malore. Nuk do të mungojë as prezenca e mjegullës/mjegullinës në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga – 6°C deri në 12 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Sarandës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Lajme të tjera |  "Kandidatë të urryer nga njerëzit" - Opozita po humb thellë, shpërthen Dash Sula: Kështu është kur bën qoka!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us