Digjet banesa në Lushnje, humb jetën kryefamiljari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lushnje, ku një banesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës dhe për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubullimë, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër në të cilën jetonte çifti i moshuar.

Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbijetuar.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e drunjve që ka shkaktuar zjarrin ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us