Digjet shtëpia në Fier, pronari donte të digjte mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit

Një banesë në lagjen “15 tetori” në Fier është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje. Raportohet se gjithçka ka ndodhur pasi pronari i banesës ka tentuar të djegë disa mbeturina pranë banesës, por flakët kanë jashtë kontrollit duke djegur dhe shtëpinë.

Pronari ka shpëtuar pa lëndime. Ndërkohë ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Flakët kanë shkaktuar panik tek fqinjët, pasi banesa ishte afër disa pallateve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us