Një banesë në lagjen “15 tetori” në Fier është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje. Raportohet se gjithçka ka ndodhur pasi pronari i banesës ka tentuar të djegë disa mbeturina pranë banesës, por flakët kanë jashtë kontrollit duke djegur dhe shtëpinë.
Pronari ka shpëtuar pa lëndime. Ndërkohë ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Flakët kanë shkaktuar panik tek fqinjët, pasi banesa ishte afër disa pallateve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.