“Dil në debat me bufin” – Rama-Bashës: O trim me fletë, ke frikë t’i përmendësh emrin?! S’dola as me ty që mu ngujove aty poshtë!

Kryeministri Edi Rama vijon replikat në rrjete sociale me Lulzim Bashën. Ky i fundit i kërkoi Ramës të dalë në debat publik me Sali Berishën, ndërsa Rama i është kundërpërgjigjur duke i thënë Bashës se ka frikë t’ja përmendë emrin.

“Pse më thua mua, pyete vetë atë, pse nuk e pyet vetë, si është kjo punë, ca është kjo frikë e madhe o trim me fletë, çfarë të tremb”, i është kthyer Rama.

Basha: O Rame të paska kërku shoku jot në debat.

Rama: Kush shok mor Lul se unë ty të kam shok.

Basha: Dil në debat mor Rame, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë.

Rama: Me kë mor Lul, mos më thuj që është fjala për bufin. Si ka mundësi që ke frikë t’i zësh në gojë emrin mor vlla.

Lajme të tjera |  “Nuk jam penduar që s’jam në listën e PD”, Dashamir Shehi për garimin në listën e hapur: Gjest burrërie, nuk na e mbyll njeri gojën tani

Basha: Pyesin njerëzit se ça përgjigje do t’i kthesh pyetjes i kujt është Vis Roshi, i joti, apo i atij, apo i të dyve bashkë Rame.

Rama: Shi shi, i modh je, po pse s’ia zë emrin me gojë. Pse më thua mua pyete vetë atë, pse nuk e pyet vetë, si është kjo punë, ca është kjo frikë e madhe o trim me fletë, çfarë të tremb.

Basha: Dil në debat ramë çfarë ju lidh bashkë, apo fati i shokut të tretë ke veni.

Rama: Unë debat me bufin, po si mund të dal unë në debat me një buf kënete o Lul kur s’dola me ty që ma kërkove aq gjatë e mu ngujove aty poshtë, ku ma këndoje himnin dy herë në ditë. Harroje, thuja mor naj llaf bufit, zeja emrin me gojë se po të ftohen euroatlantikët. Jo doktori, jo shoku, boll i gjëmove bishtit tat nga mbrapa o vëlla boll, të përshëndes.

Lajme të tjera |  Deklarata e fortë e SHBA: Do tërhiqemi nga marrëveshja për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us