Dinamo di si fitohet ndaj Vllaznisë, shkodranët për “hakmarrje” ndaj “Bluve”

Dinamo dhe Vllaznia do të bëjnë mes tyre llogaritë për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Sfidë kjo që do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” në orën 19:00, ku fitorja është mëse e detyrueshme për të kaluar në finale.

Një sfidë mes pretendentësh në këtë sezon. Në 5 duelet direkte mes tyre në këtë sezon mes Kupës dhe Kampionatit, dinamovitët kanë fituar 2 herë, 1 sfidë ka shkuar në favor të shkodranqëve dhe 2 duele të tjera kanë përfunduar në barazim.

Siç duket Dinamo e di mirë se si fitohet ndaj kuqebluve, me këto të fundit që ditën e nesërme do të synojnë edhe një lloj “hakmarrjeje” ndaj ‘Bluve”. Kujtojmë se gjysmëfinalja e parë mes tyre e zhvilluar në Shkodër ka përfunduar 0-0 dhe është gjithçka e hapur për kualifikimin në finalen e Kupës.

Lajme të tjera |  Problemet nuk kanë fund te Tirana, lideri i mbrojtjes i “braktis” para derbit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us