Dinamo në “ankth” para Bylisit, shkak bëhet sezoni aktual

Dinamo dhe Bylis do të përballen këtë të hënë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 17:00.

Dinamovitët do të kërkojnë 3 pikë, për t’u riafruar me kreun që mbahet nga Egnatia. E në krahun tjetër, Bylis me 31 pikë kërkon një rezultat pozitiv për t’u shkëputur sa më shumë nga “zona e ftohtë”.

Pavarësisht renditjes, kjo nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë për Dinamom. Kjo për shkak se në këtë sezon, “Blutë” nuk njohin fitore ndaj ballshiotëve, por dy humbje dhe një barazim.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia vazhdon avazin, “kyç” edhe titullarin e Edi Martinit

Kjo ka bërë që Bylis të shndërrohet në një makth për ekipin e Ilir Dajës, të cilët përgjatë këtij sezoni kanë hasur vështirësi të shumta ndaj ballshiotëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us