Dinamo “peshkon” në Kosovë, i “rrëmben” Ismet Munishit futbollistin 19-vjeçar

Dinamo prej javësh ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri. “Blutë” përveç stërvitjes në fushë, po punojnë shumë edhe me plotësimin e skuadrës.

Në “radarin” e Ilir Dajës ka rënë Hekuran Berisha. Futbollisti nga Kosova preferohet shumë nga Daja, i cili e ka patur kundërshtarë kur drejtonte Ballkanin. Palët kanë arritur akordin mes tyre dhe në ditët në vazhdim të zyrtarizohet edhe marrëveshja.

19-vjeçari ka bërë një sezon fantastik me Dukagjinin në Kosovë, duke qenë një lider në formacionin e Ismet Munishit. Këtë sezon në 35 ndeshje ka arritur të shënojë 11 gola dhe të dhurojë edhe 4 asiste

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ U largua nga Tirana, sulmuesi prezantohet në klubin tjetër kryeqytetas

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us