Dinamo “tremb” rivalët, kapiteni i kryeqyteasve nën urdhrat e Ilir Dajës

Dinamo po vazhdon punën intensivisht për përgatitjen e skuadrës për sezonin e ri. Te “Blutë” kanë vendosur të mos largojnë asnjë futbollist para pjesëmarrjes në Conference League, ndërsa vazhdojnë me transferimet.

Pas Ysni Ismaili, tashmë dinamovitët janë shumë afër transferimit të një tjetër futbollisti. Këtë herë bëhet fjalë për Drilon Islamin, i cili këtë sezon ishte pjesë e Prishtinës. 24-vjeçari madje ishte edhe kapiteni i skuadrës kryeqytetase.

Mes palëve vazhdojnë bisedimet dhe gjithçka duket se po shkon për së mbari. Në ditët në vazhdim pritet që të mësohet më shumë mbi këtë lëvizje, me Ilir Dajën që do të përforconte mesin e fushës me një lojtar që luan si numër “6”.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Ish-lojtari i Tiranës ikurajon Prishtinën para sfidës: Finalja fitohet, nuk luhet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us