Disa të arrestuar pas shpërthimit në Zubin Potok, Kurti: Ka prova për përfshirjen e tyre në këtë sulm terrorist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se janë arrestuar disa persona që kanë lidhje me shpërthimin e kanalit të ujit në Zubin Potok. Kurti tha nga Zubin Potok se të arrestuarit do të dënohen me fuqinë e ligjit të drejtë të republikës demokratike e të pavarur të Kosovës. Më tej, ai shtoi se autoritetet kanë mbledhur prova rreth të dyshuarve dhe përfshirjes së tyre në këtë sulm terrorist.

“Që ta shohim vendin e ngjarjes, dëmin e jashtëzakonshëm që na është shkaktuar mbrëmë nga ky sulm terrorist e kriminal, që ka dëmtuar infrastrukturën kritike, meqenëse e ka dëmtuar rëndë edhe prodhimin e energjisë elektrike, edhe furnizimin me ujë. Vetëm duke iu falënderuar punës vetëmohuese të këtyre policëve, punëtorëve, inxhinierëve, ekspertëve, kemi arritur që deri diku ta riparojmë dëmin, ndonëse jemi diku tek çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Iber Lepenc, i cili e bën edhe ftohjen e termocentraleve në Obiliç, edhe furnizimin me ujë të shumë komunave, përfshirë edhe Prishtinës. Policia po i zhvillon hetimet, ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terroristë do të përballën me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejt të republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”, tha Kurti. 

Lajme të tjera |  “Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt sado i padrejtë të na duket ne”, Rama: Edhe Nano e përballoi burgun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us