Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 651 kuti! A do ia marrë Gjylameti mandatin Xhaçkës?

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Deri më sot, janë hapur 651 kuti nga 1282 në total. Nga të gjitha partitë, rezulton se Partia Demokratike ka marrë më shumë vota gabimisht, e ndjekur nga Partia Socialiste. PD ka siguruar padrejtësisht 335 vota, ndërsa socialistët 248 të tilla. Lëvizje të mëdha votash ka edhe mes kandidatëve në listën e hapur brenda partive. Mes demokratëve, më shumë vota që nuk janë të tijat, ka siguruar Ilir Alimehmeti, plot 102 të tilla, i ndjekur nga Jorida Tabaku që ka marrë 75 vota pa meritë. Edhe për socialistët ka pasur gabime, por ndryshimi i vetëm është që mes tyre mund të ketë “këmbim” mandati. Në PS, numrin më të lartë të votave pa meritë e ka ministri Ervin Hoxha me 259 vota, 128 ka Xhemal Qefalia, 127 Fatmir Xhafaj. Aty ku luhet mandati është gara mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, diferencë e cila është ngushtuar. Blerina Gjylameti ka fituar një votë ndërsa Olta Xhaçka ka humbur 47 të tilla.

Tashmë, diferenca mes tyre është ngushtuar në vetëm 92 vota, nga 140 që ishte fillimisht. Nëse vazhdon me këto ritme, Xhaçka mund ta humbasë mandatin e deputetes, që do t’i kalojë Gjylametit.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani: Për idiotët që besojnë se SHBA do rrëzojë Ramën, shikoni ç’ndodhi në Iran, se keni që në ’45-n që prisni zbarkimin e “aleatëve” në Shqipëri

RENDITJA SIPAS KQZ:

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, hapen

1. Koalicioni Partia Demokratike- 335
2. Lëvizja Bashkë – 24
3. Lëvizja Atdheu – 3
4. Partia Koalicioni Euroatlantik- “-22”
5. Partia Socialiste e Shqipërisë – 248
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 37
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 1
8. Partia Aleanca Demokracia e Re – 7
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim “-5”
10. Partia Mundësia – 20
11. Partia Socialdemokrate – 20

Në një prononcim për mediat nga qendra e rinumërimit të votave për Tiranën, anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, Koli Bele tha se deri të hënën pritet që të kenë përfunduar të gjithë procesin. Ndërsa, i pyetur, nëse gabimet në rinumërim tregojnë për gabim njerëzor, apo krim zgjedhor, Bele zgjodhi të mos bënte komente.

“Procesi është i gjatë dhe deri diku i panatyrshëm se nuk është ndërtuar Kodi Zgjedhor që një trup me pesë vetë të zëvendësojë 11 KZAZ e Tiranës dhe disa qindra numërues që po zëvendësohen nga një administratë e KQZ. Janë numëruar gjysma e kutive, dhe në këtë ritëm normal, ndoshta të shtunën ose maksimalisht të hënën do të kemi një përfundim të procesit. Duhet të kuptojmë se ky proces në vetvete nuk bën hetimin për kuti, por rinumërohen dhe dalin në një rezultat përfundimtar. Për të konkluduar nëse në një rast ka diferenca të mëdha apo jo qëllim kriminal, duhet hetuar në një proces tjetër. Ne nuk jemi duke hetuar kuti më kuti çfarë ka ndodhur. Numërohet, tabulohet dhe bëhet një rezultat përmbledhës. Nuk më rezulton një gjë e tillë. Ky proces që administrohet ka ardhur nga 11 KZAZ, ku kriteret e vlerësimit sado që janë të sugjeruara nga manuali, rast pas rasti mund të ketë diferenca të vogla, që mund të përkthehet në ndryshimin e një vote. Por nëse mbahet një qëndrim i caktuar, ai vepron në mënyrë të barabartë për të gjithë kandidatët dhe nuk ka lëvizje masive të tilla. Subjektet në momente të caktuara kanë meraket dhe emocionet e tyre, mbajnë qëndrime të caktuara. S’mund të kënaqet çdo subjekt nga çdo vendimmarrje e jona. Ajo që garantojmë është që standardi është i njëjtë dhe është brenda kufijve të ligjit,”- shtoi ai.

Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë “Mundësia”, që aktualisht e mban Erald Kapri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us