Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara, Begaj: Gjithkush të ketë një jetë dinjitoze!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj përcolli sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Presidenti Begaj thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ai gjithashtu apelon për mbrojtjen e tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të drejtave që i kanë të garantuara me ligj.

“Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët.

Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!

Lajme të tjera |  “Do bëjmë gjëra të pamundura për këtë qytet”, Rama premtim Vlorës: Do ju vijnë emrat më të mëdhenj brenda dekadës

Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!”, shprehet Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us